“Mund të porositësh pasaporta dhe armë”, Goxhaj: Si funksionon tregu i zi online
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Dritan Goxhaj tregoi në emisionin Now në Euronews Albania si funksionon tregu i zi online i armëve të zjarrit.
Ai tha se darkweb funksionon njësoj si Amazon ku mund të porositësh që nga armët deri te pasaportat, pagesa për të cilat bëhet me kriptovaluta, që janë pothuajse të pagjurmueshme.
‘Darkweb funksionon si Amazon, hyn aty, ka disa faqe ku ti porosit që nga armët deri të pasaportat. Dokumentet të vijnë me postë, pagesat bëhen me kritpo, që është pothuajse të pagjurmueshme. Kurse armët speciale që janë të rralla në Evropë, por që vitin e fundit ka armë speciale në Mal të Zi dhe Bosnjë që as në Evropë nuk jaën parë, kane ardhur nga Ukraina, janë amerikane.
Ai tha se tregu i armëve në rajon, si në Mal të Zi kontrollohet nga grupet e strukturuara, ndryshe nga në Shqipëri ku sipas tij nuk ka grupe të strukturuara por banda.
‘Shqipëria nuk kontrollohet nga grupe të stukturuara kriminale, janë thjesht banda dhe njerës me mungesë të theksuar të intelektit dhe shkollimit, mjafton të shohësh përgjimet që nxjerr polica, kanë një hierarki, por jo strukturë’, u shpreh Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara