Karamuço: Në Lezhë ka 306 familje të ngujuara dhe 6 grupe të rrezikshme

29 Tetor 2025 | 21:48

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri një deklaratë të fortë ku tha se Lezha mund  të jetë një nga qytetet me arsenalin më të madh të armëve pasi sipas tij, aty janë rreth 306 familje të ngujuara dhe 6 grupe të rrezikshme kriminale.

“Ne Lezhë janë 306 familje të ngujuara që presin kur do të goditen. 6 grupe të rrezikshme kriminale, nuk mund të them organizata, por janë dhe mund të shpërthejnë nga çasti në çast. Të gjitha janë të armatosura,nuk është se janë dy individë por kanë shpura njerëzish, janë familje, janë fise mbrapa, dhe kjo gjë ka alarmuar Policinë e Shtetit. Pa arsenal armesh nuk ke çfarë të bësh, këto janë afër Shkodrës, që është magazinimi i rrugëve të para, dhe e kanë më të lehtë ta blejnë aty,” tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026