Vrasjet banale, psikologia: Shkak mungesa e besimit në drejtësi dhe varfëria mendore

29 Tetor 2025 | 22:28

Tre vrasje për motive të dobëta ndodhën të martën në Shqipëri, duke alarmuar opinionin publik dhe ekspertët e fushës së psikologjisë.

Duke folur në emisionin “NOW me Erla Mëhillin, psikologia Denada Toçe tha se rastet e vrasjeve për motive të tilla banale lidhen ngushtësisht me varfërinë mendore dhe shëndetin mendor, por gjithashtu reflektojnë probleme më të thella sociale.

“Duhet të pranojmë se në shumë shtresa shoqërore konfliktet përfundojnë shumë shpejt me marrje jete. Kemi vende ku vritet për një gardh, për një pule e në fund të ditës për një nder. Vazhdojmë të trashëgojmë pjesën e vetëgjyqësisë dhe mungesën e besimit në sistemin e drejtësisë, ku nuk kultivohet mbrojtja dhe respekti ndaj qytetarit,” tha Toçe.

Ajo shtoi se ruajtja e nderit dhe e emrit është pjesë e psikologjisë sociale, që shfaqet qartë në konfliktet familjare:

“Karakteristike e kulturave familjare në pjesën më të madhe ku dominon varfëria, përveç asaj intelektuale dhe ekonomike, është dhuna e lartë. Fëmijët rriten duke legjitimuar dhunën në familje, dhe kjo është një arsye për shtimin e dhunës dhe bullizmit. Shpesh shohim që edhe prindërit i bullizojnë fëmijët,” shtoi psikologia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026