Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë: Shpresojmë që pushuesit të zgjedhin Shqipërinë

26 Maj 2021 | 21:14

Me rritjen e temperaturave është shtuar ndjeshëm numri i pushuesve, që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar momente çlodhëse.

Këtë vit, Shqipëria ka parashikuar një sezon turistik më të çliruar për vetë faktin se epidemia e COVID-19 është stabiluzuar, ndërsa shpresa e sketorit është fokusuar kryesisht tek pushuesit nga Kosova.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha në “Ilva Now” se numri i shqiptarëve të Kosovës, që do zgjedhin të pushojnë në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut, do jetë goxha i lartë.

“Shpresojmë që edhe gjatë këtij viti qytetarët në Kosovës të vizitojnë Shqipërinë. Ne jemi partnerët me unionit të turizmit të Shqipërisë dhe ne kemi marrëveshje bashkëpunimi dhe në kuadër të kësaj marrëveshje kemi organizuar aktivitete”, tha ai.

Ai pohoi se shqiptarët e Kosovës nuk zgjedhin Shqipërinë thjesht për turizëm ujor, por edhe për turizmin kulturor.

“Qëllimi i këtyre aktiviteteve ka qenë thellimi i bashkëpunimit dhe të shikohet mundësia të kemi një paketë të përbashkët turizmi. Ka pasur një fluks të shqiptarëve që e kanë vizituar në Kosovë. Grupet tona janë duke punuar dhe kanë përpiluar paketa që do të shkojnë…Kosovarët nuk po lëvizin vetëm për turizëm ujor, por edhe për turizëm kulturor”, tha Baki Hoti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021