EMRI/ Autori i dyshuar i disa ngjarjeve kriminale, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The pursuit”, zhvilluar nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale kundër pronës.
Si rezultat i operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Marius Xhepa 30 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 30-vjeçari: më 17 mars 2025, ka djegur dy automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, në zonën e Kombinatit; gjatë muajve të fundit ka kryer katër vjedhje, përfshirë tre banesa dhe një automjet, në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke marrë shuma parash dhe sende me vlerë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera kriminale që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij