“Mace e zezë” për Liverpoolin, Crystal Palace fiton sërish dhe e eliminon nga Kupa
Liverpool i ka dhënë lamtumirën Kupës së Ligës në Angli, pasi është mposhtur nga Crystal Palace, që është kthyer në një “mace të zezë” për kampionët në fuqi të Premier League.
Dueli i së mërkurës u dominua nga të besuarit e trajnerit Glasner, teksa në anën tjetër Liverpool kishte bërë rotacion të plotë dhe diferencat ishin të ndjeshme në fushë.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-2 me dopietën e Sarr, ndërsa në fraksionin tjetër ishte Yeremy Pino që vulosi triumfin 0-3, me Crystal Palace që i jep një shuplakë të fortë Liverpoolit dhe trajnerit Slot.
Kjo ishte hera e tretë këtë sezon që Crystal Palace mposht “të kuqtë”, pasi u rrëmbeu Superkupën, i mori 3 pikë në kampionat dhe tani i eliminon nga Kupa.
Në sfidat e tjera siguruan kualifikimin Chelsea, Man City, Newcastle dhe Arsenal.
Këta të fundit mposhtën Brightonin në një formacion me shumë ndryshime, por mjaftuan golat e Nketiah dhe Saka për të marrë fitoren.
Man City i Guardiolës e nisi jo mirë përballë Swansea, që gjeti e para avantazhin me Franco.
Më pas “qytetarët” realizuan tre herë me Doku, Marmoush dhe Cherki. Sa i përket dy sfidave të tjera, Wolves–Chelsea u mbyll 3-4 dhe Newcastle–Tottenham 2-0.
Në raundin tjetër të kompeticionit, Arsenal përballet me Crystal Palace, Cardiff me Chelsean, Man City me Brentford dhe Newcastle me Fulham.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës