Shifrat/ Sa është suksesi i fertilizimit in vitro në maternitetin “Koço Gliozheni”
Gjashtë bebe kanë ardhur në jetë përgjatë 2 viteve nga nisja e ofrimit të shërbimit të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar në të vetmen Qendër të ngritur pranë maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet.
Paketa e fertilitetit subvencionohet 100% nga buxheti i shtetit, duke i dhënë mundësi grave të bëhen nëna, në momentin që e kanë të pamundur të arrijnë një shtatzëni në mënyrë natyrale.
Sipas të dhënave të raporteve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë, në vitin 2024 janë trajtuar për fertilizimin in vitro 30 paciente, me një kosto totale mbi 9.8 milion lekë.
Për periudhën janar-gusht 2025 rezulton se janë trajtuar edhe 87 paciente, me një kosto totale mbi 1,6 milion lekë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 60 transfertat e realizuara, 52 prej tyre kanë realizuar procedurën, ndërkohë që 8 kanë pasur stimulim të pasuksesshëm.
Në total, për vitin 2025 Ministria e Shëndetësisë parashikon që përmes paketës falas të fertilitetit të përfitojnë 150 çifte.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit