Fertilizimi In Vitro, sa sukses ka kjo procedurë

21 Prill 2023 | 09:16

Shtatzania është një nga momentet më të rëndësishme për një çift por jo të gjithë e kanë shumë natyral dhe të lehtë këtë proces. Për këtë arsye një mënyrë që ju vjen në ndihmë çifteve është edhe fertilizimi In Vitro.

IVF do të thotë fertilizim jashtë trupit. Mjeku i jep gruas mjekime që të prodhojë më shumë vezë. Kur kemi të gjitha kushtet të tilla që tregojnë se vezët janë gati, ato nxirren jashtë trupit të gruas me anë të një ndërhyrje miniinvazive.

Këto vezë së bashku me spermatozoidet e marra nga sperma e mashkullit, bashkohen në laborator në mënyrë që të krijohen embrione. Pas 3-5 ditëve, që është edhe koha e duhur për formimin dhe rritjen e embrioneve në laborator, një numër i caktuar këtyre embrioneve transferohen më pas në mitrën e gruas gati për të konceptuar një shtatzëni.

I gjithë procesi IVF zgjat mesatarisht 2-3 javë. Hapi i fundit i kësaj procedure është edhe kryerja e analizës që na tregon nëse gruaja është apo jo shtatzënë që kryhet afërsisht 9-12 ditë pas kryerjes së transferimit të embrionit.

Kur duhet të drejtoheni pёr vizitё te mjeku?

Nëse jeni nën 35 vjeç dhe keni tentuar të mbeteni shtatzënë për një vit por pa sukses, atëherë është e këshillueshme të drejtoheni për vizitë te mjeku specialist për problemet e infertilitetit. Ndërsa për gratë e moshës mbi 35 vjeç, duhet të drejtohen për konsultë te mjeku specialist për problemet e infertilitetit nëse kanë tentuar 6 muaj për një shtatzëni, por pa sukses.

Sa i suksesshëm është IVF?

Ekzistojnë shumë faktorë të cilët ndikojnë në suksesin e procedurës.

  • Mosha e partnerëve
  • Arsyeja e infertilitetit
  • Klinika dhe ekipi i mjekëve ku aplikohet kjo procedurës

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024