“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, argumenti i Veliajt në GJK

31 Tetor 2025 | 12:17

Në seancën e ditës së sotme, Erion Veliaj deklaroi para trupës gjykuese se rasti i tij nuk është trajtuar njësoj me rastin e krybashkiashkut të Tropojës lidhur me masën e sigurisë së caktuar.

“Doja t iu permendja një rast këtu në Shqipëri.

Kryetari i bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, në një masë të përkohshme duke mos qenë në arrest bashkie, nuk ka qenë në zyrë por në shtëpinë e vet. Tani lind pyetja: A janë të gjithë qytetarët e barabartë? Pse është ndryshe qytetari i Tiranës me qytetarin e Tropojës? Dhe pse toleranca në Tropojë është 11 muaj dhe në Tiranë respektivisht është 2 javë, 3 muaj dhe 7 muaj? Pra këtu kemi një disbalancë totale.

Sa herë që më është kërkuar kam qenë prezent. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Edhe për ato që po kandidojnë… Po sikur nesër këtë t’ia bëjnë Ogertës, Florit apo Arlindit? Kaosi që mendojmë se kemi tani nuk është asgjë me kaosin nëse kjo kthehet në standard në gjithë Shqipërinë me kryetarët e bashkive”, deklaroi Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026