Vodhi 1 milionë lekë dhe sende me vlerë në një banesë në Tiranë, arrestohet autori
Pas kallëzimit të një shtetaseje, se në apartamentin e saj janë vjedhur 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë rreth 20 000 euro, Policia e Tiranës ka arrestuar këtë premte një burrë 52-vjeç, pasi dyshohet se është autori kryesor që ka kryer vjedhjen.
Në kuadër të operacionit të koduar “Rojtarët”, u arrestua shtetasi Pashk Zefi, 52-vjeç, ndërsa shtetasi D. B., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili largoi 52-vjeçarin me automjet nga vendngjarja, u shpall në kërkim.
Sipas raportimeve, dyshohet se 2 bashkëpunëtorët kanë mbajtur si fillim në vëzhgim banesën në rrugën “Musa Agolli” kur nuk ka patur banorë dhe më pas Zefi ka hyrë për të vjedhur.
Gjatë kontrollit të banesës të 52-vjeçarit, janë sekuestruart në cilësin e provës materiale 2 automjete, 1 celular dhe 1 armë zjarri pistoletë me leje.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit D. B., dhe për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.
LEXONI GJTIHASHTU:
Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)
Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë
- 12:16 Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
- 12:14 RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)
- 12:07 Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë
- 12:00 Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
- 11:54 Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani