Ndihmoi tre persona të kalonin kufirin ilegalisht në Durrës, arrestohet 47-vjeçari

31 Tetor 2025 | 14:22

Policisë Kufitare e portit të Durrësit këtë të premte ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi fshehu në kamionin e tij, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht kufirin për në Itali.

Sipas raportimeve, të arrestuar janë gjithashtu shtetasit R. M., dhe K. D, të cilët ishin fshehur në kamion, ku ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Ndërkohë, shtetasi S. D., i cili ka qenë i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, i dënuar më parë në Itali, u vu në hetim.

Në kudër të operacionit i koduar “Marine”, është arrestuar shtetasi  K. Gj., 47-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën të fshehur 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiaale kamioni, celularët dhe dokumente të këtyre shtetasve.

Sakaq, policia ka bërë të ditur se: “ Shtetasi R. M., 37 vjeç, banues në Lezhë, i fshehur në kamion, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit Publik në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. 37-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.  Shtetasi K. D. alias K. F. alias K. P., i fshehur në kamion, ishte shpallur në kërkim kombëtar në Itali. Ky shtetas u arrestua dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për të. Ndërkohë, shtetasi S. D. alias K. M. i fshehur në kamion, ka qenë i dënuar më parë, me burgim, nga Gjykata e Pratos, Itali, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Për këtë shtetas nisi procedimi në gjendje të lire”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026

Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)

Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Zavalinës, në Bashkinë e Elbasanit, duke prekur veçanërisht sektorin e pemëtarisë dhe bujqësisë. Sipas informacioneve paraprake,...
13:41 | 01/07/2026