Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident
Me qindra qytetarë të Vlorës marshuan të premten në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tri ditë më parë.
Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi”, qindra qytetarë të Vlorës marshuan në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës.
Përgjatë marshimit nuk munguan as familjarë të 17-vjeçarit të ndjerë por edhe të tjerë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentet rrugore.
Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi.
Në fjalën e saj Allushi shprehu ngushëllime për familjen e Leandros teksa iu bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat dhe të bëjnë kujdes përgjatë drejtimit të automjetit.
Allushi tha se ka organizuar një takim me drejtuesit e policisë vendore dhe të gjithë strukturat ligjzbatuese të cilëve iu ka kërkuar më tepër punë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike me qëllim shmangien e të tilla tragjedive.
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt