Veliaj në Kushtetuese, përfaqësuesit të qeverisë: Jeni pula apo elefant?
Erion Veliaj ka marrë fjalën këtë të premte gjatë seancës plenare të Kushtetueses për ankimin e tij ndaj shkarkimit nga qeveria dhe Presidenca.
Veliaj: Në Republikën tonë ka disa monopole. Për shembull, policia ka monopolin e forcës, monopolin e armëve të rënda e ka ushtria, e njeh ligji; monopolin e dhënies së drejtësisë e ka gjykata. Siç e kam kuptuar, shkatërrimin e një jete publike e ka Prokurori i Posaçëm — mund të shkatërrojë jetën publike. Ju nuk prisni një vendim gjykate, por atë që i shkatërron jetën publike dikujt i jepni prioritet, për të sakrifikuar një kryetar bashkie dhe jo monopolit të gjykatës.
Edhe në botën e egër ka disa kode. Fjala vjen, nëse je një tufë pulash dhe të vijnë hienat, pulat e tjera vrapojnë dhe e lënë pulën që ta hanë hienat. Por në një tjetër habitat, elefantët i sulmojnë hienat. Pra, jeni pula apo elefant kjo është pyetja. Ju anoni të mbështesni prokurorinë që shkatërron jetën e dikujt apo gjykatën që pret vendimin?
Përfaqësuesi i qeverisë: Objekti i gjykimit është shkarkimi në ligj, ndaj nuk kam ç’të shtoj.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE-Seanca/ Veliaj: U shkel Kushtetuta, Qeveria: Vepruam pas Këshillit Bashkiak
Rasti Veliaj, flet përfaqësuesja e qeverisë: U shkarkua se nuk ishte në detyrë
Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
- 19:59 Dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:56 Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
- 19:54 Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer