Veliaj përmend rastin e kryetarit të Rrogozhinës: Po veprohet me dy standarde

31 Tetor 2025 | 16:41

Ndërsa vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese, në një nga pyetjet që i bëri përfaqësuesve të kryeministrisë, Erion Veliaj solli shembullin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës.

Ai tha se kryetari i kësaj bashkie u dënua, por vijon të jetë në detyrë, ndërsa në rastin e tij, është në burg, pa një vendim përfundimtar, duke theksuar se po veprohet me dy standarde.

“Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është dënuar me një vit burg dhe vazhdon të kryejë detyrën. Unë jam i pafajshëm, i paraburgosur dhe largohem nga detyra. Këshillë për të ardhmen: është më mirë të bësh një krim dhe, sa kohë vijon burgu, gjithçka është mirë, apo mos të bësh asnjë krim dhe, në ruajtjen e pafajësisë tënde, të paraburgosesh? Kush prevalon? S’ka një vendim të formës së prerë. Kemi standard të dyfishtë. Për dikë të pandehur aplikohet krimi, për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar,” tha Veliaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, pas tërmeteve me magnitudë 7.2...
20:01 | 29/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier–Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën,...
18:56 | 29/06/2026