Humbi ndjenjat në orën e fiskulturës, ndërron jetë 10-vjeçarja në Greqi
Një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetë në ambientet e shkollës në Greqi pasi humbi ndjenjat gjatë orës së fiskulturës. Rrethanat dhe shkaqet ende nuk dihen. Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e shkollës në Aspropyrgos.
Fëmija humbi ndjenjat ndërsa ecte në fushën e basketbollit. Sipas kartelës mjekësore të 10-vjeçares ajo nuk kishte patur më parë probleme. Ka qenë mësuesi i fiskulturës ai që e kuptoi se vajza ishte rrëzuar dhe thirri menjëherë infermieren e shkollës.
Infermierja i dha menjëherë ndihmën e parë dhe në të njëjtën kohë u thirr edhe ambulanca. Vajza më pas u transferua në spital. Mjekët u përpoqën për orë të tëra ta ringjallnin atë, por nuk patën sukses dhe konfirmuan vdekjen e saj.
Mësuesi i edukimit fizik u thirr në polici për të dhënë një deklaratë në lidhje me vdekjen e vajzës, ndërsa po zhvillohet një hetim për rrethanat e incidentit tragjik.
LEXONI GJITHASHTU:
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht
- 21:58 Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
- 21:53 Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 21:41 “Prostesta të mos përdoret nga eurodeputetët”, Iljazaj: Moment historik për të demokratizuar…