Mungojnë tabelat informuese në Gjirokastër, vështirësi për orientimin e turistëve
Mungesa e sinjalistikës në Gjirokastër është kthyer në problem për vizitorët e huaj. Ata tregojnë se përdorin telefonin për të shkuar në destinacione turistike apo historike, pasi mungojnë tabelat orientuese. Edhe pse institucionet e trashëgimisë kulturore kanë një plan masash, sërish zbatimi në praktike ka mbetur pezull.
Në këto ditë të sezonit turistik të vjeshtës mungesa e tabelave informuese në zonën historike të Gjirokastrës po sjell vështirësi për orientimin e vizitorëve. Më shqetësuese bëhet situata për turistët e huaj, të cilët ndeshin probleme për të gjetur monumentin që dëshirojnë të vizitojnë. Ndërkohë disa prej tabelave orientuese për turistët janë dëmtuara nga banorët apo moti i keq duke e bërë të domosdoshëm zëvendësimin e tyre.
Një turist nga Anglia u shpreh se përdor google për të lëvizur nëpër Shqipëri pasi mungojnë tabelat.
“Unë jam nga Anglia po udhëtojmë në Shqipëri, kemi parë mjaft monumente dhe vende të bukura por në disa situata mu desh te hyja ne google për tu orientuar sepse mungojnë tabelat dhe një pjesë e tyre janë të dëmtuara.”
Një tjetër turiste thekson se telefoni është i vetmi mjet orientimi.
“Unë po përdor telefonin për tu orientuar, nuk e di ku është kalaja dhe po vij rrotull sepse nuk gjej tabela informuese kështu që zgjidhja e vetme mbetet orientimi me telefon.”
Një banor thekson se turistët kërkojnë ndihmë pasi nuk orientohen dot.
“Jam mësuar që kur ndodhem këtu turistët kërkojnë ndihmë sepse nuk orientohen, mungojnë tabelat, kjo qëndron madje edhe vendas të jesh.”
Institucionet e trashëgimisë kulturore kanë përgatitur një plan masash për ripërtëritjen e sinjaliastikës informuese dhe orientuese për turistët që vizitojnë Gjirokastrën.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht