Zgjedhjet në Holandë, Liberalët e D66 zyrtarisht fitues, dështon ekstremisti Wilders
Liberalët e partisë D66 janë fitues të zgjedhjeve në Holandë, nga të cilat ekstremisti Geert Wilders ka dalë i humbur. Tani i takon partisë në fjalë të nisë negociatat për formimin e koalicionit qeverisës dhe liderit të saj Rob Jetten të jetë kandidat për kryeministër.
Partia liberale e qendrës, D66, ka mposhtur zyrtarisht Partinë për Liri të ekstremit të djathtë, duke u bërë fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Holandë.
Me thuajse të gjitha votat të numëruara, agjencia holandeze e lajmeve “ANP” njoftoi se partia e Geert Wilders nuk ka asnjë shans që t’ia kalojë D66-s të drejtuar nga Rob Jetten.
Votat e panumëruara vijnë nga një komunë e vetme, Venrej, ku një zjarr që ra në bashkinë e qytetit shtyu procesin e numërimit. Gjithashtu janë disa vota të panumëruara nga ato të diasporës holandeze, rezultati i të cilave do të njoftohet ditën e hënë.
Të dhënat e fundit tregojnë se D66 udhëheq me 15 mijë e 155 vota. Partia në fjalë, që do të thotë Demokratët 66, sipas vitit kur u themelua, ka shënuar një rritje të madhe, nga 9 në 26 vende në Parlament.
Sipas ANP, që mbledh rezultatet nga të gjitha njësitë bashkiake holandeze, ekzistojnë shanset që D66 të sigurojë edhe një mandat tjetër, duke arritur në 27. Fitorja e saj do të thotë se do të jetë ajo që do të ndërmarrë nismën për formimin e koalicionit dhe ta vendosë Jetten si kandidatin për kryeministër.
Partia liberale e qendrës ishte për herë të fundit në qeveri gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Mark Rutte, i cili ra në vitin 2023 pas krizës së lidhur me azilkërkuesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht