Gratë shtatzëna përballen me presion, ulje page dhe pushim nga puna
Në Shqipëri, shumë gra shtatzëna vijojnë të përballen me diskriminim në punë, pavarësisht mbrojtjes që u garanton ligji. Raportet tregojnë se ato përballen me pushime të padrejta nga puna, presione për dorëheqje si dhe ulje page.
Në tregun e punës në Shqipëri, gratë shtatzëna dhe nënat e reja përballen ende me forma të hapura ose të fshehura diskriminimi. Një studim i fundit nga Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare, në bashkëpunim me rrjetin AWEN, tregon se, pavarësisht garancive ligjore, shumë punëmarrëse humbin vendin e punës ose përballen me kushte të pabarabarta sapo njoftojnë për shtatzëninë.
Nga 207 gra të anketuara, 9% janë pushuar nga puna menjëherë pas njoftimit për shtatzëni. 23% kanë ndjerë presion për të dhënë dorëheqjen, ndërsa 14% janë detyruar ta bëjnë këtë. Në 40% të rasteve, u janë ulur orët e punës ose paga, dhe 14% janë transferuar në pozicione të tjera pa dëshirë. Pas lindjes, 19% e grave nuk janë rikthyer në punë, shpesh për shkak të refuzimit të punëdhënësit ose ndryshimit të kushteve.
Kodi i Punës ndalon pushimin nga puna gjatë shtatzënisë dhe lejes së lindjes, si dhe çdo formë diskriminimi në punësim apo trajtim të pabarabartë për shkak të gjinisë ose statusit familjar. Punëdhënësi ka detyrimin të ruajë vendin e punës dhe të njëjtat kushte pas përfundimit të lejes së lindjes.
Ndërkohë, Kushtetuta dhe ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” garantojnë të drejtën për mbrojtje nga diskriminimi dhe për kompensim në rast shkeljesh.
Megjithatë, studimi tregon se zbatimi i ligjit mbetet problematik. Edhe pse 88% e grave e dinë që pushimi për shkak të shtatzënisë është i ndaluar, 93% nuk kanë bërë asnjë ankim apo denoncim, nga frika se mund të humbasin përfundimisht punën.
Raporti vë në dukje një kontrast të madh mes ligjit dhe realitetit. Gratë shqiptare, edhe pse të mbrojtura në letra, vijojnë të ndëshkohen për mëmësinë, një sfidë që kërkon jo vetëm ndëshkime ligjore, por edhe ndryshim kulturor në vendin e punës.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 08:49 Terror në Krenarinë e Berlinit, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan