Pentagoni aprovoi “Tomahawk” për Ukrainën, kolonel Toçi: SHBA mesazh të qartë Moskës
Koloneli Çlirim Toçi, gjatë një lidhje live nga Talini i Estonisë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, komentoi vendimin e Pentagonit për t’i dhënë dritën jeshile dërgimit të raketave “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.
Sipas kolonelit Toçi, ky vendim ka një peshë të madhe politike dhe diplomatike, por gjithashtu edhe ndikim konkret në fushën e luftimeve.
“Raketat Tomahawk, përveç mesazhit politik që përcjell ky sistem, kanë edhe efektet e tyre në fushën e luftimit, sidomos në ndryshimin e rregullave të lojës. Ky vendim është politik, por përçon një mesazh shumë të fortë diplomatik për Rusinë. Kjo është diçka që është kërkuar me insistim nga presidenti Zelensky, jo vetëm ndaj SHBA-ve”, – u shpreh Toçi.
Në vijim, ai komentoi edhe qëndrimin e Vladimir Putinit dhe zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare:
“Putini është i pabesueshëm dhe më vjen mirë që Trump ka arritur në përfundimin se nuk mund të negociohet dhe nuk mund të arrihen marrëveshje me të”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës