Vrau kolegun te lokali në “Komunën e Parisit”, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

1 Nëntor 2025 | 11:39

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 41-vjeçarin Filip Shehu, i cili dyshohet se vrau me thikë kolegun e tij, Indrit Ismaillari, në një lokal në zonën e Komunës së Parisit.

Para togave të zeza, picieri ka deklaruar se viktima, kuzhineri 34-vjeçar, mbante thikë dhe shprehej se “nuk e çaj kokën fare për ty”.

Për vdekjen e Ismaillarit, ai ka mësuar një ditë më parë, pasi mendonte se vetëm e kishte plagosur, dhe iu ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Ndër të tjera, Shehu pretendon se viktima e ka ofenduar dhe ngacmuar. “Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im që të më jepte urdhra,” është shprehur 41-vjeçari.

Avokati mbrojtës i tij, Ilir Murati, ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psikike dhe se klienti i tij ka 13 vite që kurohet për çrregullim bipolar.

Ai ka paraqitur dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut që nga viti 2013.

Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor.

Mësohet se 41-vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së...
10:21 | 09/07/2026

Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta

Avokati i Ilir Metës, Bujar Musta është paraqitur këtë të enjte në GJKKO për gjyqin ndaj ish-presidentit në themel. Gjyqi pritet të mbahet në orën...
09:55 | 09/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026