Homazhet për Fatos Nanon, mbërrin arkëmorti në Pallatin e Kongreseve

2 Nëntor 2025 | 08:31

Arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit Fatos Nano është transportuar brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve ku do të mbahen edhe homazhet në nder të tij. Familjarët dhe bashkëshortja e Nanos shihen teksa futen në ambientet e Pallatit të Kongreseve menjëherë pasi trupi i ish-kryeministrit është transportuar brenda.

Persona të shumtë kanë mbërritur për të nderuar Nanon para se t’i jepet lamtumira e fundit. Këshilli i Ministrave të premten vendosi që të shpallë Zi Kombëtare ditën e dielë, më 2 nëntor në nderim të Nanos. Këtë të dielë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmë shtize.

Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.

Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri historik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026