Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, homazhe në Pallatin e Kongreseve
Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur në orën 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili humbi jetën më 31 tetor. Arkëmorti i mbështjellë me flamurin kombëtar mbërriti pak para nisjes së homazheve.
Qytetarë të shumtë me lule në duar dhe disa të përlotur kanë kryer homazhe. Deputeti i PS-së, Taulant Balla ishte i pari nga Partia Socialiste që mbërriti në Pallatin e Kongreseve dhe kreu homazhet për Nanon.
Këshilli i Ministrave të premten vendosi që të shpallë Zi Kombëtare ditën e dielë, më 2 nëntor në nderim të Nanos. Këtë të dielë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmë shtize.
Më tej bëhet me dije se në orën 12:00 do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Kryeministri, Edi Rama dhe bashkëshortja e Nanos, Xhoana do të mbajnë një fjalë në fund përpara se trupi të dalë nga Pallati i Kongreseve.
Nano do të prehet në varrezat e Sharrës dhe familja ka kërkuar privatësi. Për homazhe në nder të Nanos nga Kosova do te vijë kryeministri, Albin Kurti dhe një pjese e qeverisë si edhe deputete. Nga Maqedonia e Veriut do te vij kreu i BDI, Ali Ahmeti. Ne homazhet do te jete zv. kryeministri i Malit të Zi.
08:30 – 11:00- Homazhe publike
11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Grazmoz Ruçi homazhe për Fatos Nanon: I pari që sakrifikoi pushtet për të bërë shtet
Ish-deputeti socialist Gramoz Ruçi, dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kryeministrit Nano, në një deklaratë për mediat pas homazheve e cilësoi Fatos Nanon si njeriun e parë që reformoi PS dhe si njeriun i cili në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen duke i lënë rrugën të hapur të rinjve.
Grupi Parlamentar i PS-së dhe ish-deputetë homazhe në nderim të Nanos
Grupi parlamentar i PS-së dhe ish-deputetë kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të kryer homazhe në ndër të Fatos Nanos. Të pranishëm janë edhe Gramoz Ruçi dhe Alket Hyseni.
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Lulzim Basha pret në radhë për të kryer homazhe
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulim Basha ka mbërritur në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve. Basha po merr pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Basha shihet teksa pret në radhë për të kryer homazhe. Ai është i shoqëruar me ish-deputeten e PD-së, Orjola Pampurin.
Braçe i përlotur mbi arkëmortin e liderit historik: Nano iu dha mundësi të gjithëve
Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur në orën 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili humbi jetën më 31 tetor. Arkëmorti i mbështjellë me flamurin kombëtar mbërriti pak para nisjes së homazheve.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shfaqur i përlotur teksa është përkulur para arkëmorti me trupin e ndjerë të ish-kryeministrit ku me qindra qytetarë kanë mbajtur radhë për të nderuar figurën historike të së majtës.
Homazhet për Fatos Nanon, Mediu, Duka dhe Ndoja mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve
Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano.
Mediu dhe Duka janë dy opozitarët e parë në homazhe. Pas pak minutash në homazhe ka mbërritur edhe deputeti i PD, Arjan Ndoja.
Kreu homazhe për ish-kryeministrin Nano, qytetarja largohet e përlotur
Qytetarë të shumtë kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të nderuar figurën e ish-kryeministrit, Fatos Nano. Qytetarë të shumte me lule kanë krye homazhet para se Nano të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
Një qytetare pasi ka dalë ka homazhet shihet e përlotur. Një tjetër qytetare ka udhëtuar nga Berati posaçërisht për të zhvilluar homazhe për Fatos Nanon.
Taulant Balla mbërrin i pari nga Partia Socialiste, kryen homazhe në nder të Nanos
Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të nderuar dhe kryer homazhe për ish-kryeministrin, Fatos Nano. Balla është i pari nga Partia Socialiste që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve.
Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.
Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri historik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve