E ardhmja e Gazës, Turqia mbledh ministrat e jashtëm të vendeve myslimane

3 Nëntor 2025 | 07:23

Turqia këtë të hënë organizon në Stamboll një takim të ministrave të jashtëm të vendeve myslimane për të krijuar një qëndrim të përbashkët mbi të ardhmen e Rripit të Gazës, ku situata e sigurisë dhe humanitare mbetet e pasigurt pavarësisht armëpushimit në fuqi. Ministrat e jashtëm të Turqisë, Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordania, Pakistani dhe Indonezia u pritën nga Donald Trump  në fund të shtatorit në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti amerikan paraqiti planin e tij për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur në Rripin e Gazës gjashtë ditë më vonë. Armëpushimi i brishtë hyri në fuqi më 10 tetor, pas dy vitesh lufte shkatërruese që ushtria izraelite nisi pas inkursionit të paprecedentë të Hamasit në territorin jugor të Izraelit më 7 tetor 2023.

Në kuadër të takimit të sotëm, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan priti të shtunën një delegacion nga zyra politike e Hamasit në Stamboll, të udhëhequr nga Khalil al-Haya, kryenegociatori i lëvizjes islamike palestineze.

Sipas Ministrisë së Jashtme turke, Fidan do të bëjë thirrje për krijimin e mekanizmave që do t’u lejojnë palestinezëve të garantojnë sigurinë dhe qeverisjen e enklavës së vogël bregdetare. Kreu i diplomacisë turke, i cili akuzon Izraelin se kërkon pretekste për t’i dhënë fund armëpushimit, do të këmbëngulë gjithashtu në nevojën për të rritur ndihmën humanitare të shpërndarë në Rripin e Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Irani i ka informuar SHBA-të se nuk u ngarkon asnjë tarifë anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e...
16:06 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026