Raporti e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, PD kërkon mocion me debat në Kuvend
Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar këtë të hënë zhvillimin e një debate në Kuvend me fokus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar javën e shkuar lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Në kërkesën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhit, theksohet se lidhur megjetjet dhe konkluzonet e raportit final vlerësojnë të iniciojnë dhe nxisin debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore.
Sipas deputetëve të opozitës, në përmbajtjen e Raportit theksohet se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta.
Ata theksojnë se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak orë para ditës së zgjedhjeve të faljes të një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë.
Më tej theksohet se pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare.
Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

