Berisha del nga SPAK, mesazhi që i la Dumanit: Do përgjigjesh para ligjit

3 Nëntor 2025 | 10:29

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas paraqitjes së tij në SPAK ka mbajtur fjalën e tij para mediave. Berisha ka zbuluar shënimin që i ka lënë kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Para largimit i lash këtë shënim, Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjithë këto për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marra nga Kreshniku i Manzës, ai do të përgjigjet para ligjit.

Miqtë e mi kjo është platforma ku para shqiptarëve, paraqiten fakte dhe të vërteta që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruoz të ligjeve dhe Kushtetutës ka grumbulluar reforma e Sorosit në institucionet e drejtësisë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026