Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha mbërrin në SPAK
3 Nëntor 2025 |
10:07
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha është paraqitur i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. Kryedemokrati ka hyrë menjëherë në ambientet e SPAK dhe nuk ka folur para mediave.
Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Hetimet ndaj tij janë pjesë e një dosjeje të hapur prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Berisha e ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë, duke i cilësuar ato politike. Avokatët e tij kërkojnë heqjen e masës së sigurisë, duke argumentuar mungesën e provave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Humbja e komunave, Ali Ahmeti: Zgjedhje të manipuluara, koha të rinovohemi
- Përfitoi mbi 33 mijë euro përmes mashtrimit, ekstradohet rumunja nga Gjermania
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)