Humbja e komunave, Ali Ahmeti: Zgjedhje të manipuluara, koha të rinovohemi
Izet Mexhiti tha se qytetarët kanë vendosur që legjitimiteti t’i takojë VLEN-it. Mexhiti tha se kanë fituar shqiptarët dhe të gjithë ata që kanë besuar në ndryshim.
“Ne ju thamë që në fillim, këta janë zgjedhje lokale, zgjedhje për komuna. Ata kërkuan referendum, kërkuan legjitimitet dhe sovrani e vulosi që legjitimitetin e shqiptarëve e ka VLEN-i prej Dollnenit deri në Dibër, Strugë. Prandaj sonte kanë fitua shqiptarët, kanë fituar ata që kanë besuar në ndryshim”, tha Izet Mexhiti.
Ndërkohë kreu i BDI, Ali Ahmeti bëri të ditur se AKI ka marrë 23 mijë vota më shumë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut se koalicioni VLEN.
“Rezultatet janë tashmë të njohura, ne kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin në këto zgjedhje, me mbi 23 mijë vota më shumë por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ky është një mesazh kompleks që ne e pranojmë me respekt dhe përgjegjësi. Qytetarët kërkojnë që ne të rinovojmë mënyrën si përfaqësohemi në terren. Rezultatet në disa komuna janë pasojë e koalicioneve joparimore dhe marrëveshjeve të përkohshme që kanë shkelur frymën e garës”, tha Ahmeti.
Lideri i BDI-së, ka thirrur sot mbledhjen e radhës në Selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël.
Sipas informacioneve thuhet se në këtë mbledhje do të diskutohet rezultati i fundit për zgjedhjet lokale.
Nuk dihet nëse do të diskutohet për ndryshimet e kryesisë dhe tërë organeve partiake.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali