Zgjedhjet në RMV, reagon Bujar Osmani: Çairi ishte mësim, përgëzova fituesin, por…

22 Tetor 2025 | 14:49

Kandidati i AKI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Çairit, duke theksuar se çdo situatë politike është një mësim që duhet pranuar me dinjitet.

“Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet. E mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin”, u shpreh Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se dëshiron të lërë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike pozitive.

Megjithatë, ai nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarëve politikë, duke akuzuar disa prej tyre për arrogancë të tepruar pas fitores. “Arroganca e disave në VLEN po bëhet e gërditshme. Nuk e pranoj që për këtë arsye të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit”, tha ai.

Osmani rikujtoi se Aleanca për Koalicionin Evropian (AKI) ka marrë mbi 114 mijë vota në raundin e parë, duke e cilësuar këtë si dëshmi se mbeten forca më e madhe politike shqiptare dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai e mbrojti liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke e quajtur “ideologun dhe udhëheqësin e pakontestueshëm të shqiptarëve”, ndërsa fyerjet ndaj tij i cilësoi si “shenjë dobësie morale”.

Reagimi i Osmanit vjen para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, dhe ai e shfrytëzoi këtë rast për të bërë thirrje për mobilizim të votuesve: “Në raundin e dytë duhet ta konfirmojmë kush e mban realisht vullnetin politik të shqiptarëve. AKI mbetet zëri i tyre, ndërsa Ali Ahmeti shtylla morale dhe ideore”.

Ai përfundoi deklaratën me një apel për “bashkim dhe vendosmëri” në raundin e dytë, duke ftuar shqiptarët të dalin masivisht në votim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026