Aksident në Cërrik, kamioni përplas këmbësorin, humb jetën 70-vjeçari

5 Nëntor 2025 | 16:04

Një aksident me një viktimë është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”. Policia bën me dije se një kamion ka përplasur një këmbësor.

Fatkeqësisht këmbësori 70-vjeçar nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia shton se me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale. Gjithashtu vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

“Cërrik/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026