Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin mbi ligjshmërinë e tarifave të Trump
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara po shqyrton ligjshmërinë e tarifave të vendosura nga administrata e Donald Trump, të cilat një grup biznesesh të vogla dhe disa shtete i konsiderojnë të paligjshme.
Nëse gjykata vendos kundër tyre, strategjia tregtare e ish-presidentit mund të përmbyset, duke detyruar qeverinë të rimbursojë miliarda dollarë të mbledhura nga këto tarifa mbi importet.
Trump, i cili e ka quajtur çështjen thelbësore për sigurinë kombëtare, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në seancë për të mos shpërqendruar vëmendjen. Ai paralajmëroi se një humbje do ta “dobësonte” SHBA-në dhe do ta fuste në “rrëmujë financiare”.
Ndërkohë, shumë kompani amerikane po ndiejnë ndikimin e tarifave. Për shembull, kompania “Learning Resources” tha se kostot e saj të tarifave janë rritur shtatëfish këtë vit, duke e detyruar të zhvendosë prodhimin e qindra produkteve. Bizneset mbeten me shpresë se gjykata do të shpallë tarifat të paligjshme, por po përgatiten edhe për skenarin e kundërt.
Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
- 12:05 Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 11:44 Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
- 11:42 Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit: Linjat ajrore të vazhdojnë të shmangin hapësirën e Lindjes së Mesme