“Volkswageni” shkrumbohet nga flakët në tunelin e Skërficës, si paraqitet situata
Një automjet ka marrë flakë brenda tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq–Delvinë. Sipas raportimeve, zjarrfikëset e Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës janë nisur menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Si fillim, Drejtoria e MZSH Gjirokastër u njoftua nga Policia e Shtetit se në tunelin e Skërficës kishte marrë flakë një automjet.
Menjëherë nga shërbimi zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me ekipin e ndërhyrjes. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se automjeti tip “Volkswagen” ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ndodhej në brendësi të tunelit, në mes të tij.
Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri me shpejtësi për shuarjen e flakëve. Pas ndërhyrjes, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit. Automjeti është djegur plotësisht, po nuk pati dëme të tjera materiale apo në njerëz.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë