Nderohet rektori Hasenauer, Rama: Do të vijë pa të marrë leje, pasaporta shqiptare
Kryeministri Edi Rama këtë enjte nderoi profesorin e Universitetit Boku, Hubert Hasenauer me Yllin për Mirënjohje Publike për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Hasenauer që e meriton plotësisht këtë nderim. Ai theksoi se ky është një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes Austrisë dhe Shqipërisë.
“Sot Hasenauer është i fundmi i një zinxhiri të gjatë që shtrihet në shekuj dhe që zanafillën e ka në Vienën ku u dëgjua për herë të parë tingulli i shqipes. Austria nuk e pa Shqipërinë si periferi, por si një dritë që nuk duhej të fikej.
Qysh në kontaktin e parë me Austrinë, qoftë si individë, qoftë si zyrtar e kam ndjerë këtë gjë është filli i gjatë që lidh marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Austrisë. Kurrë nuk e kam ndjerë atë që ne shqiptarët e kemi të lehtë ta ndjejmë.
Duhet të përgatitesh edhe për një gjë tjetër që do të vijë pa të marrë leje, pasaporta shqiptare se ti nuk do ikësh nga kjo botë si austriak, por si austriak dhe si shqiptar”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se Hasenauer u shpreh se tashmë është pjesë e vendit tonë. Ai gjithashtu shkëmbeu batuta duke thënë se Shqipërisë i ka dalë nami që jemi të dhunshëm por theksoi se ata që i duam i duam pa kushte.
“Ju sot nuk jeni thjesht një akademik, apo njeri i ditur që është ndalur këtu për të thënë ato që di, por jeni një pjesë e jona. Për ne ka dalë nami që jemi pak të dhunshëm por aty ku ne meritojmë të quhemi të tillë, është që ne kur të duam, të duam pa kushte dhe me pahir.
Kështu që nuk ke nga lëviz fare, sot ju jeni një tjetër xhevahir në vargun e gjatë të gjerdanit të miqësisë dhe lidhjes mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe pa asnjë diskutim ju do të përmendeni me të tjerë në këtë komunitet shpirtrash që i ndihen kësaj miqësie dhe lidhjeje që ju po kontribuoni drejtpërdrejt për ta bërë më të fortë.
Ajo që i bashkon të gjithë ata austriakë që e kanë emrin të shkruar në faqet e historisë së këtij vendi, është një fakt: asnjëri prej tyre nuk iu qas Shqipërisë për të marrë por i qëndroi besnik për t’i dhënë. Për këtë Shqipëria iu është mirënjohëse”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:32 Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë