Barazia gjinore, Berisha: Ligji ndëshkon prindërit, na çon drejt totalitarizmit

6 Nëntor 2025 | 10:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, jashtë ambienteve të Kuvendit, në një komunikim për mediat këtë të enjte ka dënuar ligjin për barazinë gjinore, duke e konsideruar atë të bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë.

Sipas tij, ligji ndëshkon prindërit dhe penalizon ligjet e vendit, nenet e familjes, përmbys nenet e lirisë, të besimit dhe mendimit.

“ Ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ky ligj, i bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, kodet e vendit, trashëgiminë pozitive, vlerat e veçanta që ka vendi dhe ndëshkon të gjithë ata që duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Ligji, duke detyruar ideologjinë e gjinisë, në diversitetin e vet, defakto dorëzon Kuranin, Biblën, Talmudin në duar të censurës së shtetit. Pas miratimit të këtij ligji, asnjë nga udhëheqësit moral të besimeve fetare nuk mund t’i lexojë ato ashtu siç janë, sepse do të konsiderohen se diskriminojnë.  Pretendimi se ky është në afërsi me BE është mashtrim që bëhet në emër të një ideologjie. Do të vazhdojmë betejën tonë kundër këtij ligji, ky ligj nuk mund të miratohet,” është shprehur Berisha.

LEXONIO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026