VIDEO/ U bllokuan para pak ditësh, momenti kur vilat në Sauk shpërthehen me tritol

7 Nëntor 2025 | 18:44

Një bllok vilash 2-3 katëshe në ndërtim në zonën e Saukut në Tiranë u shemb të premten përmes një shpërthimi të kontrolluar.

Sipas autoriteteve, objektet ishin ndërtuar në shkelje të lejeve ndërtimore dhe ishin vendosur nën sekuestro më 4 nëntor, pas një inspektimi në terren të ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kryeministri publikoi pamjet e shpërthimit, duke theksuar se ndërtimet e paligjshme nuk do të tolerohen.

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt”, u shpreh ai.

LEXONI GJTIHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026