U gjet brenda një makine të djegur në Greqi, dyshime se trupi i përket një shqiptari

8 Nëntor 2025 | 15:43

Autoritetet greke po vijojnë hetimet dhe punën për zbardhjen e identitetit të trupit të gjetur të premten brenda një makine të djegur në fshatin Skourta. Identiteti i trupit të burrit mbetet i panjohur duke ngritur alarm në ELAS.

Automjeti u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, i arritshëm vetëm nga një rrugë rurale në gjendje të keqe. Sipas burimeve policore, një burrë nga Shqipëria me profesion ndërtues, u raportua i zhdukur në zonë.

Sipas të njëjtave burime, ky burrë u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta, me makinën e tij. Hetimet kanë kaluar tek laboratorët e ELAS, të cilët pritet të marrin ADN-në nga të afërmit e burrit nga Shqipëria dhe nga trupi për të parë nëse janë identikë. Policia gjithashtu ka pikëpyetje edhe lidhur me makinën e cila ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026