Kostot e larta të jetesës/ Familjet në Durrës mbijetojnë me të ardhura minimale
Familjet shqiptare po përballen me kosto gjithnjë e më të larta për ushqime, energji dhe shpenzimet e perditshtme, ndërsa për shumë prej tyre mbijetesa po bëhet çdo muaj më e vështirë.
Sipas INSTAT, familjet me tre ose më shumë anëtarë shpenzojnë mesatarisht mbi 115 mijë lekë në muaj, ndërsa një person i vetëm afro 57 mijë lekë. Për qytetarët e Durrësit rritja e çmimeve dhe pagat e ulta po e bëjnë përballimin e jetesës gjithnjë e më të vështirë.
Një çift shprehet se: “Çmimet janë shumë të larta. Po mos të na ndihmojnë fëmijët, ne kemi vdekur. Vetëm ilaçet më shkojnë 100 mijë lekë, unë e kam pensionin 180 mijë.”
Një tjetër zotëri qëndron i mendimit se çmimet nuk përkojnë me çfarë marrim.
“Çmimet e larta, në krahasim me çfarë marrim janë shumë të larta. Nuk është e mjaftueshme, nuk përputhen këto dy gjëra”, tha ai.
“Po ku e përballojmë ai 200 mijë lekë na jep ne. Ja mora borxh unë, tani do iki në spital se kam thyer dorën. Çmimet janë rritur”, theksoi një zonjë
“Ne hajmë vetëm kos e bukë me 200 mijë lekë, se 70 mijë lekë i dua drita, 70 mijë lekë i dua ilaçe. Çmimet janë stratosferë, ku përballohen? Një kile domate 100 lekë, kastraveci 160 lekë”, shprehet një qytetar tjetër.
Ekspertët e ekonomisë thonë se më shumë se gjysma e të ardhurave shkon për ushqim, energji dhe pagesa bazike, duke bërë që të jemi ende shum larg mirqënies së popullatës.
“Rreth 40% të ardhurave familja i shpenzon vetëm për ushqimet bazë, 10% për shpenzime utilitare. Instancat shtetërore duhet që gjithmonë që rezultatet e INSTAT mos t’i shohin si shifra por të reagojnë, të shërbejnë si një alert për politikat e qeverisë të cilat të jenë gjithmonë në ndihmë të popullsisë së tyre.
Të rishikojnë pagat bazë, paketa dhe ndihma fiskale për ushqimet e shportës dhe të ketë një ulje të kostos së energjisë elektrike. Mund të themi që me këto shifra ku jemi tani jemi vërtet në kufirin e varfërisë. Që të jetojmë mirë, ngelim prapë tek shërbimet bazike, ndërkohë ne duhet të fillojmë të mendojmë edhe për mirëqenien e popullatës. Nëse mbi 50% e të ardhurave shkojnë për shpenzimet jetike do të thotë që jemi ende shumë larg pagës së nevojshme”, tha Edlira Jakova, eksperte ekonomie.
Ekspertët kërkojnë që shifrat e INSTAT të kthehen në veprim konkret nga institucionet, përmes politikave që ulin kostot e jetesës dhe rrisin pagat bazë. Ndërkohë, qytetarët po e ndjejnë çdo ditë më rëndë presionin e faturave dhe çmimeve në rritje, ndërsa për shumë familje, përballimi i nevojave minimale është kthyer në sfidë të përditshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë