“Sot e kam forcën unë me votë”/ Votojnë qytetarët e parë në Vlorë

9 Nëntor 2025 | 07:52

Në Vlorë kanë mbërritur votuesit e parë në qendrat e votimit, ku disa prej qytetarëve që votuan herët thanë për mediat se e shohin këtë ditë si një moment të rëndësishëm për të ushtruar të drejtën e tyre.

“Votova, erdha që herët se kisha dëshirë ta mbaroja këtë detyrë. E cilësoj detyrë shumë të rëndësishme, sepse sot e kam forcën unë me votë. Mesazhi im për qytetarët është të votojnë atje ku mendojnë se është më mirë dhe ku kanë vendosur vetë. Procesi ku votova ishte i rregullt, pa problem,” tha një qytetar në bashkinë e Vlorës.

Procesi vijon në të gjitha qendrat e votimit të bashkisë, nën masa sigurie dhe me pjesëmarrje të ulët në orët e para.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026