Fundoset anija pranë Malajzisë, qindra persona rezultojnë të zhdukur
Qindra njerëz rezultojnë të zhdukur pasi një anije u mbyt pranë kufirit të Malajzisë dhe Tajlandës, ndërsa 10 të mbijetuar dhe një trup janë gjetur, thanë sot autoritetet detare të Malajzisë.
Midis të mbijetuarve të gjetur në det pranë arkipelagut Langkawi ishin, ndër të tjerë, tre burra nga Myanmari dhe një burrë nga Bangladeshi.
Sipas mediave lokale, u gjet trupi i pajetë i një gruaje Rohingya nga Myanmari.
“Më shumë viktima mund të gjenden në det rreth tre ditë pas fundosjes së anijes , e cila la Myanmarin me rreth 300 persona në bord”, tha drejtori i autoriteteve detare të shteteve veriore malajziane të Kedah dhe Perlis, Romli Mustafa.
Policia e shtetit Kedah tha se njerëzit, të cilët po udhëtonin për në Malajzi, fillimisht kishin hipur në një anije të madhe, por, ndërsa iu afruan kufirit, u urdhëruan të transferoheshin në tre anije më të vogla, secila me rreth 100 persona, për të shmangur zbulimin nga autoritetet.
“Statusi i dy anijeve të tjera është i panjohur dhe një operacion kërkim-shpëtimi është duke vazhduar”, tha Abu Shah, shefi i policisë së shtetit Kedah.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 13:09 Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)
- 12:48 Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme