Voton presidentja Osmani: Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon

9 Nëntor 2025 | 13:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Osmani pas votimit ka folur para mediave ku ka theksuar rëndësinë pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e votimit.

“Dita e sotme është po aq e rëndësishme sa raundi i parë. Qytetarët jo vetëm vendosin se kush do t’i udhëheqë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe për komunat ku ata jetojnë. Rrjedhimisht, shpresoj që secili nga qytetarët me të drejtë vote do ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe do të dalë sot në votime”, deklaroi Osmani.

Presidentja thekoi se Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon. Sipas saj kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime, për shkak të rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe sepse gjithnjë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026