Kandidati në Vlorë, Nika: Vlora foli me politikë, votuesi sabotoi zgjedhjet
Gjergj Nika, kandidati i pavarur në Vlorë, i dalë nga radhët e këshilltarëve demokratë të bashkisë, ka folur për mikrofonin e Euronews Albania në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana.
Nika ka thënë se e ka parashikuar këtë pjesëmarrje të ulët, sipas tij, në zgjedhjet e pjesshme në Vlorë. Ai ka denoncuar, sipas tij, patronazhimin e votuesve që ka ndodhur nëpërmjet punësimit.
“Kemi gjithë ditën që denoncojmë patronazhimin nëpërmjet punësimit, ku shohim që administrata ka qenë e frustruar gjatë gjithë kësaj periudhe dyjavore që kanë qenë zgjedhjet. Unë e kam parashikuar që pjesëmarrja nuk do të jetë më shumë se 15 përqind, dhe sot populli i Vlorës ka sabotuar politikën. Vlora ka prodhuar politikë, sepse kandidati që do të dalë fitues, që pritet të dalë, është ai i PS. Pas presioneve nëpërmjet administratës, po e them që qyteti i Vlorës, kryetarja e re e bashkisë do të jetë e mandatuar me 70 përqind të votave të qytetarëve të Vlorës. Ka dështuar e gjithë kasta politike e 11 majit. Vlora ka 6 deputetë të PS që janë nga qyteti i Vlorës, dhe të 6 këta nuk prodhuan dot një mandat, duke parë që kandidati i PS do të marrë 10 ose 11 mijë vota.” – tha Nika.
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)