“Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri absolute të akteve
GJKKO rrëzoi kërkesat e avokatëve të të pandehurve të dosjes “Partizani” për pavlefshmëri absolute të akteve hetimore të SPAK. Kërkesat e avokatëve lidheshin me vendimet e marra gjatë hetimeve paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.
GJKKO ka theksuar se kërkesat e tyre janë të pabazuara në ligj dhe prova. Sipas GJKKO-së të gjitha pretendimet për masat e sigurimit i janë nënshtruar kontrollit gjyqësor deri në Gjykatën kushtetuese.
Sa i takon pretendimeve për eksperte të pa licencuar apo në konflikt interesi, gjykata konstaton se nuk përfshihen në rastet kur sjell pavlefshmëri. GJKKO shton se shkaqet që parashtrohen nga kërkuesi mbeten deklarative, ekspertet e institutit te policisë shkencore kane kryer detyrën bazuar në ligj.
GJKKO do thërrasë një ekspert topograf të dëshmoje për njohuritë dhe kualifikimet e tij e më pas do shprehet për një nga kërkesat për pavlefshmëri absolute. Gjithashtu gjykata rrëzoi pretendimin për sekuestrimin dhe ekspertimin e pajisjeve kompjuterike si në kundërshtim me ligjin.
“Sekuestrimet tek “studio Pustina” dhe te dhënat e shoqërinë “Homeplan” te ligjshme, por të dhënat e përfituara nga pajisjet qe i janë kthyer te pandehurve janë te papërdorshme. S’ka shkelje te afateve për ekspertimet. S’ka fakte qe ka patur paanshmëri te eksperteve apo janë ndikuar,” theksoi GJKKO.
GJKKO konstaton se disa nga pretendimet nuk hynë në kategorinë e kërkesave paraprake por duhet ti nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West