Lejuan kalimin e 130 kg kanabis në Mal të Zi, pezullohen 2 policë në Han të Hotit
Dy punonjës policie në Han të Hotit janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen për shpërdorim detyre, pas sekuestrimit të mbi 130 kilogramëve lëndë narkotike në një kamion që kishte dalë nga territori shqiptar drejt Malit të Zi.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Shkodër–Lezhë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për dy punonjës të Policisë Kufitare në Han të Hotit.
Të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, janë: B.Q., me detyrë ndihmës specialist, kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit” dhe E.K., me detyrë trupë shërbimi / kontrollor në vijën e dytë në të njëjtën pikë kufitare”, bëhet me dije në një njoftim të AMP.
Hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore u thelluan pas ngjarjes së datës 5 shtator 2025, kur një kamion me targa të Bosnjë-Hercegovinës, pasi kishte kryer procedurat e daljes nga territori shqiptar, u ndalua nga policia malazeze. Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me marijuanën, me peshë 131.7 kilogramë, sqaron AMP.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë