AMP ekzekuton masat e sigurisë për një polic dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për një punonjës policie dhe tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Caktimi i masave të sigurisë u bë pas veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme, duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
Sipas njoftimi zyrtar të amp të përfshirët në këtë rast janë: Anton Demaj, Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës; D.LL., Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës; J.H., Inspektore pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës si dhe M.L., Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
Hetimet vijojnë për të zbardhur tërësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
- “20 mijë euro për ekstradimin”, detajet nga dosja e AMP dhe SPAK
- EMRI/ I mori një personi 20 mijë euro, AMP arreston ish-oficerin e Gardës
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale