Ministrja Koçiu: Kemi rritur ndjeshëm sigurinë! U ul numri i krimeve të rënda
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu këtë të marte po raporton në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes lidhur me sigurinë publike në vendin tonë. Koçiu gjatë fjalës së saj u shpreh se Shqipëria është vend i sigurt.
Ajo më tej theksoi se siguria e vendit referohet te faktet dhe shifrat teksa shtoi se Shqipëria ka dalë nga lista e zezë pasi mirëpriti 12 milionë turistë. Ministrja më tej gjatë fjalës së saj foli edhe lidhur me krimin e organizuar. Ajo u shpreh se është shënuar një progres i dukshëm.
“Sa i përket krimit të organizuar, Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm, raporti i KE për këtë vit vlerëson se vendi ka përforcuar kapacitetet e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
65.5 mln euro të konfiskuara dhe sekuestruara nga SPAK, kjo pasuri rikthehet në buxhetin e shtetit dhe vihet në shërbim të qytetarit, kemi bërë progres me kohën kur ne një vit mbyllej me jo më shumë se vetëm disa mln euro pasuri të sekuestruara”, tha Koçiu.
Ajo shtoi se ka një rënie të vrasjeve me dashje nga mesatarisht dy vrasje në javë në vitin e kaluar, në një vrasje çdo dy javë këtë vit. Ajo shtoi se për vitin e kaluar janë arritur nivele të larta të zbulueshmërisë së krimeve, mbi 94%.
“Kemi rritur ndjeshëm sigurinë, duke arritur 95% zbulueshmëri për veprat penale. Është ulur numri i krimeve të rënda, në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë reduktuar gjithashtu edhe aksidentet e rënda me 17% krahasuar me një vit më parë”, tha Koçiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur