Makina s’ishte e blinduar, Dani dhe agjenti i AMP dolën nga Shqipëria 4 ditë më parë
Gilmando Dani, miku i Emiljani Shullazi u vra në një atentat mafioz të ndodhur pasditen e së hënës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i plagosur edhe shtetasi Muçi Shaljani (Sheqeri).
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, sapo Dani dhe Shaljani kishin zbritur nga avioni pasi ishin kthyer nga Barcelona. Viktima dhe i plagosuri mësohet se ishin larguar drejt Spanjës më datë 7 nëntor dhe u kthyen në Shqipëri të martën, më 11 nëntor, në orën 14:00.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se automjeti me të cilin lëviznin viktima dhe i plagosuri nuk ishte i blinduar dhe xhamat ishin me qese plastmase që nuk thyheshin.
Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Fushë-Krujës që dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës dyshohet se ka armë zjarri pasi janë dëgjuar plumba të shpërthejnë nga zjarri.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit