Autori doli nga makina dhe i qëlloi nga afër| Zbardhet dinamika e atentatit në Rinas

11 Nëntor 2025 | 17:38

Është zbardhur dinamika e atentatit mafioz të ndodhur pasditen e së martës në afërsi të rrethrrotullimit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, 47 vjeç dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, rreth 40 vjeç.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, autorët e kanë pritur para aeroportit Gilmando Danin dhe Muçi Shaljanin.

Makina e autorit dhe e viktimave kanë lëvizur për disa sekonda paralel me njëra-tjetrën teksa autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Në një moment, mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin si pasojë e të shtënave dhe në vend që të bënte rrethrrotullimin ka ecur drejt.

Në atë moment, një nga autorët, i maskuar, ka dalë nga makina, është afruar afër dhe pasi ka hapur derën e pasagjerit ku ndodhej Gilmando Dani ka qëlluar disa herë.

Më pas është kthyer në makinë dhe është larguar drejt Fushë-Krujës.

Policia e gjeti automjetin e djegur të autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës rreth 40 minuta pas atentatit, ndërsa brenda tij janë gjetur 4 armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor.

Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash, ku Gilmando Dani, që ishte pasagjer, ka humbur jetën në vend ndërsa shoferi Muçi Shaljani (Sheqeri) ka mbetur i plagosur rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026