Mbeti i plagosur në atentatin në Rinas, publikohet fotoja e agjentit të AMP

11 Nëntor 2025 | 16:53

Euronews Albania ka siguruar foton e Muçi Shaljani Sheqeri 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur ditën e sotme te rrethrrotullimi  i Rinasit ku humbi jetën Gilamando Dani, miku i Emiljano Shullazit.

Muçi Shaljani ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën pasi është qëlluar dhe në kokë dhe ka dëmtime të rënda të trurit.

Burime për Euronews Albania kanë mësuar se Shaljani ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ai drejtonte automjetin tip Benz në të cilin udhëtonte edhe Gilmando Dani në momentin që ndaj tyre është qëlluar me breshëri duke shkaktuar vdekje e menjëhershme të Dani dhe plagosjen rëndë të 40-vjeçarit.

Shaljani ishte kthyer ditën e sotme nga Barcelona së bashku me viktimën Gilmando Danin, pasagjer në automjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026