VIDEO/ Pamjet e reja të ekzekutimit të Gilmando Danit, 3 vrasës qëllojnë me breshëri
Këto janë pamjet e reja të ekzekutimit të krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, 47-vjeçarit Gilmando Dani, pasditen e së martës në Rinas
Në këtë atentat mafioz mbeti i plagosur rëndë efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, alias Sheqeri.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, shihet momenti kur autorët me një mjet tip Toyota i kanë bërë pritë në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, të cilët udhëtonin me Benz-in e bardhë.
Killerat kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë hapur zjarr drejt benzit ku ndodheshin Dani dhe Shaljani.
Po ashtu, nga pamjet shihet se mjeti i viktimave ka dalë në korsinë tjetër, ndërsa autorët, të maskuar dhe me veshje që duken si jelekë antipulumb, me maska dhe kapele, i janë afruar dhe kanë qëlluar sërish, duke i dhënë goditjen finale nga afër. Një prej qitësve ka përdorur dy armë.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit