NASA shtyn nisjen për shkak të stuhisë që rrezikon sistemet satelitore

12 Nëntor 2025 | 19:24

NASA ka vendosur të shtyjë një nisje të planifikuar në hapësirë, pas paralajmërimeve për një stuhi diellore të fuqishme – të quajtur “kanibale” – që mund të shkaktojë ndërprerje në sistemet e komunikimit, GPS dhe rrjetet e energjisë në Tokë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Britanik (BGS), stuhia ka arritur intensitetin maksimal dhe ka filluar të ndikojë në komunikimet dhe navigimin satelitor. Ekspertët paralajmërojnë se kjo stuhi mund të bashkohet me një tjetër, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të forta diellore të dy dekadave të fundit, e cila pritet të godasë Britaninë gjatë pasdites.

Ndërkohë, kompania Blue Origin, e themeluar nga Jeff Bezos, kishte planifikuar sot lëshimin e raketës New Glenn, që do të transportonte në orbitë dy anije kozmike të NASA-s të destinuara për Mars – të quajtura ESCAPADE.

Në një njoftim zyrtar në rrjetin X, Blue Origin deklaroi:

“New Glenn është gati për t’u lançuar. Megjithatë, për shkak të aktivitetit shumë të lartë diellor dhe efekteve të tij të mundshme në anijen kozmike ESCAPADE, NASA po e shtyn lëshimin derisa të përmirësohen kushtet e motit në hapësirë.”

Data e re e nisjes pritet të përcaktohet pasi vlerësohet ndikimi i plotë i stuhisë diellore në sistemet hapësinore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026