“Komando të stërvitur dhe lidhje kriminale”, gazetari flet për atentatorët e Rinasit
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Romir Saraçi deklaroi se atentatorët nuk janë thjesht vrasës, por nga mënyra se si veprojnë duket se janë komando ose të trajnuar në mënyrë të avancuar.
Ai shtoi se edhe në rast se nuk janë komando, atëherë janë të stërvitur për këtë lloj aktiviteti dhe mund të kenë pasur shërbim më parë në strukturat shtetërore, si ushtarakë ose policë.
“Nga lëvizjet që bëjnë, duket se janë komando ose të stërvitur në mënyrë të avancuar. Nëse nuk janë komando, atëherë janë të trajnuar për këtë lloj aktiviteti dhe mund të kenë shërbyer më parë në strukturat shtetërore si ushtarakë ose policë, dhe tani marrin përfitime nga organizata kriminale për punën që bëjnë”, tha Saraçi.
Ai theksoi se kjo situatë krijon një klimë shqetësuese anarkie ndërsa u shpreh se elementët kriminalë kanë mbështetur politikanët gjatë fushatave elektorale, dhe tani sipas tij marrin ‘reston’ nga politika.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë